Ambasadori i Rusisë, në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bezdnikin, pa marrë leje hyri në Kuvend dhe realizoi takim me dy deputetë nga partia E Majta, Dimitar Apasiev dhe Rexhep Ismail, shkruan Alsat. Në njoftimin e deputetëve thuhen edhe arsyet përse u takuan. Nga deputetët është theksuar se E Majta angazhohet për bashkëpunim të hapur me të gjitha fuqitë e mëdha që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë, duke përfshi edhe Rusinë. Vlerësojmë se zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë sepse ky vend ofron mundësi të mëdha ekonomike, tregtare por edhe shkëmbime kulturore. Populli maqedonas nuk pajtohet me politikat e Qeverisë për sanksione ndaj Rusisë. Nga ana jonë u theksua se sanksionet e shtetit tonë me presion të NATO-së dhe BE-së janë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me interesat e dyja vendeve, saktëson E Majta në Maqedoninë e Veriut, Takimi me ambasadorin e shtetit i cili e ka shpallë Maqedoninë e Veriut vend armik nuk i pengoi kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha se nuk ka rëndësi se ambasadori i një shteti armik, vazhdon agjendën e tij brenda shtëpisë më të lartë ligjvënëse në shtet.