Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie: Dialogu Kosovë-Serbi solli përfitime, s’ka alternativë tjetër përveç negociatave

Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie: Dialogu Kosovë-Serbi solli përfitime, s’ka alternativë tjetër përveç negociatave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka sjell përfitime për Kosovën. Ai ka thënë se dialogu është e vetmja mundësi për të arritur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. ”Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka sjell me të vërtetë përfitime të mira për vendin”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë. Sipas Delawie, nuk ka alternativë tjetër përveç negociatave. ”Nuk ka ndonjë alternativë përveç negociatave dhe kompromisit mes të dyja vendeve. SHBA mbështet aspiratat e Kosovës e Serbisë për t’u bashkuar në Bashkimin Europian”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …