Ambasadori i Shqipërisë në Angli Qirjako Qirko: T’i jepet fund fushatës së diskriminimit kundër shqiptarë që jetojnë në këtë vend

Ambasadori i Shqipërisë në Angli Qirjako Qirko: T’i jepet fund fushatës së diskriminimit kundër shqiptarë që jetojnë në këtë vend

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko ka bërë thirrje që t’i jepet fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend – duke thënë se sidomos fëmijët “ po bullizohen në shkollat e tyre për shkak të kombësisë. Duke u paraqitur të mërkurën para Komisionit të Punëve të Brendshme, Qirjako Qirko paralajmëroi deputetët kundër “përforcimit të stereotipeve negative” që lidhen me ato nga Shqipëria. Ai u tha deputetëve se mes mbi njëqind mijë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe ka mjekë, avokatë dhe inxhinierë,  të cilët respektojë ligjet e shtetit britanik. Ambasadori Qirko gjithashtu tha se jo të gjithë shqiptarët që kalojnë kanalin janë viktima të skllavërisë moderne. Megjithatë ai shtoi se shumë po mashtrohen  po mashtrohen nga reklamat e mediave sociale, sidomos në Tik Tok, duke menduar se mund të fillojnë biznese në MB pasi të kenë mbërritur ilegalisht.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …