Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë për 7-mujorin e këtij viti janë rritur me rreth 30 për qind. Ky fakt është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka quajtur lajm të mirë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Sipas të dhënave nga muaji janar-korrik 2017, në Kosovë janë importuar mallra nga Shqipëria në vlerën prej 82 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 62 milionë euro. Ndërsa eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri për këtë periudhë ka arritur në rreth 27 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 19 milionë euro. “Sot kemi një lajm të mirë nga statistikat e shkëmbimeve ekonomike midisShqipërisë dhe Kosovës se ka një rritje nga të dy anët e kufirit për të dy shtetet, si për Kosovën dhe Shqipërinë. Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova për 7-mujorin e parë të këtij viti ka eksportuar 30 për qind më tepër mallra. Në qoftë se në vitin 2016, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të 7-mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 për qind, rritje shumë pozitive“, tha Minxhozi. Ai po ashtu tha se edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur për 31 për qind. “Gjithashtu, rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës. Në qoftë se vitin e kaluar janë eksportuar 60 milionë euro, sot janë eksportuar 82 milionë e 500 mijë euro, e barabartë kjo me një rritje prej 31 për qind. Kjo situatë na bën të jemi optimist që me trendin e 7-mujorit brendavitit 2017, ne do të kemi rritjen më të madhe të eksporteve dhe importeve midis dy shteteve tona“, tha Minxhozi. Sipas tij, këto të dhëna tregojnë që shkëmbimet tregtare kanë filluar të rriten dhe kjo ka shumë rëndësi për të dyja vendet. Duke folur edhe për turizmin, Minxhozi theksoi se “shifrat e turizmit janë inkurajuese për këtë vit, ka një bum turistik do të thosha, ka qytetarë të Kosovës, por edhe qytetarë të diasporës, që kanë familjet në Kosovë. E ilustroj këtë vetëm me një fakt, çdo ditë nga pika kufitare e Vërmicës në drejtim të plazheve të Shqipërisë udhëtojnë mbi 8 mijë vetura. Ndërsa vetëm gjatë muajit korrik, ka pasur 3 mijë e 200 autobuse në drejtim të territorit të Shqipërisë. Ajo që na gëzon është fakti që është rritur shumë edhe fluksi i turistëve ditore”. Sipas tij, vetëm gjatë një dite kanë lëvizur nga Vërmica në drejtim e të Shqipërisë, në plazhet e Shëngjinit, Velipojë dhe Durrësit, 8 mijë e 400 mjete dhe po kaq janë kthyer në darkë në territorin e Kosovës. “Çdo ditë ka lëvizje rreth 35-40 mijë qytetarë të Kosovës që shkojnë në drejtim të Shqipërisë”, tha Minxhozi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …