Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një reagim publik, ambasadori Meidani ka vlerësuar kontributin historik të Ahmetit në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Më gëzon sa herë që Baca Ali vjen në ambasadën e tij dhe të gjithë shqiptarëve – një figurë historike, një zë buçitës i palëkundur, një realitet vlerash të pamohueshme. Një patriot i vërtetë, që i është ngjitur maleve të rezistencës për liri dhe nuk është ndalur kurrë, duke ia kushtuar çdo betejë të jetës së tij të drejtave dhe përparimit të shqiptarëve. Historia nuk pret, ajo shkruhet nga ata që guxojnë – dhe Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra!”, ka deklaruar Meidani.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni për Familjen mbajti fushatën elektorale me atmosferë triumfuese në Prishtinë
Koalicioni për Familjen e mbajti fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në lagjen …