Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka rikonfirmuar se Veriu ka qenë dhe është pjesë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka rikonfirmura se  Veriu është pjesë e Kosovës, ashtu sikur e trajton Amerika dhe të gjitha shtetet që e kanë pranuar pavarësinë e saj. Këtë konfirmim e ka bërë ambasadori amerikan pas  kërcënimeve të Serbisë se mund të vendos përsëri barrikada dhe ta bllokojë përgjithmonë pjesën veriore të Kosovës ku “Prishtina s’mund të kalojë”. Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu. Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni amerikan  është shumë i qartë, pasi Veriu  është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.”, ka thënë Hovenier.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …