Në Kosovë u mbajt votimi për shtetasit turq që jetojnë në këtë vend për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Turqi më 14 maj, raporton Anadolu. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë pritur në radhë për të votuar para Ambasadës së Turqisë në Prishtinë nga ora 9:00, kur u hapën kutitë e votimit. Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angjılı, bëri të ditur se të gjithë shtetasit turq që janë të regjistruar si votues të huaj mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Mendoj se kishte interesim të madh në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën. Këtë vit, në 151 zyrat tona përfaqësuese është e mundur të votohet në 73 shtete dhe ne e kemi rritur numrin e tyre në krahasim me vitin 2018. Shpresoj se do të jetë e dobishme për gjithë kombin tonë, vendin tonë”, theksoi Angılı.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …