leoni

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha për Anadolu se votimi në Kosovë u zhvillua më 6 dhe 7 maj

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Angılı, foli për rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, veçmas me FSK-në

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Ai ka theksuar se Turqia  është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë. “Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit. Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së,  ka thënë ambasadori Angili, për Ekonomia Online.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Profesor, Arsim Bajrami, ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që Kosova ka para vetës

Profesor, Arsim Bajrami,  ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që …