Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e po ashtu edhe kullën, në të cilën është pritur për vizitë nga vëllai komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Rifat Jashari. Ambasadori Angili, ka thënë se ndodhet në Prekaz për të nderuar heroin kombëtar, Adem Jashari, si dhe 59 familjarët e tjerë që ranë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, shkruan “Kosovapress”. Ai po ashtu është shprehur falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit, derisa ka thënë se Turqia do të vazhdojë të përkrahë popullin e Kosovës. “Më vjen mirë që sot jam këtu në Prekaz për të vizituar varrin e heroit të Kosovës, Adem Jasharit. Gjithashtu i jam mirënjohës Rifat Jasharit për mikpritjen. Kosova ka një vend shumë të veçantë në zemrat tona në Turqi, dhe pas tërmetit të 6 shkurtit, Kosova ishte një ndër vendet e para që i erdhi në ndihmë popullit turk dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë. Që nga fillimi ne gjithmonë e kemi përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam këtu sepse dua të shoh me sytë e mi se si filloi kjo luftë për pavarësi, ishte një vend i ruajtur mirë, një vend i bukur. E falënderoj sërish Rifat Jasharin që më ka informuar edhe për ngjarjet e asaj kohe. Pra ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Kosovës”, ka thënë Angili.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …