Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkac ka deklaruar për mediet serbe se Kijevi zyrtar nuk do ta njohë Kosovën. Ai ka theksuar më tutje se qëndrimi i Ukrainës në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar. “Ndonjëherë qytetarët tanë na pyesin pse ne e mbështesim Serbinë dhe jo Kosovën sepse Kosova e mbështet Ukrainën dhe Serbia jo, ne themi se problemi nuk është dallime, por çështje parimore. Ne duhet të ruajmë parimet e së drejtës ndërkombëtare” ka shtuar më tutje Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkac.
