Pa viza

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando thotë së është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtëmujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe ka uruar Gjermaninë, e cila merr kryesimin e radhës. Ai ka cituar kryeministrin italian Giusseppe Conte të ketë deklaruar se është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe shpreson që vendet anëtare të BE-së hezituese do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës nga ana e Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …