leoni

Ambasadori, Jahel Vilan: Izraeli e ka pranuar pavarësinë e Kosovës vetëm pas presionit amerikan

Ambasadori, Jahel Vilan: Izraeli e ka pranuar pavarësinë e Kosovës vetëm pas presionit amerikan

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar  për mediat në Serbi se vendi i tij ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan. Vendimi i Izraelit që ta njoh pavarësinë e Kosovës është marrë pas presionit amerikan, ndryshe mos të harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara, e jo me ne. Këtë vendim e ka marrë Izraeli pas shumë viteve që nuk e njohu Kosovën, sepse njohja e Kosovës është  kundër interesave tona në Serbi.  I  pyetur nga gazetari serb nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për Kosovën, ambasadori Vilan tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë të tillë për optimizëm në opinionin e Serbisë.  Marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Izraeli ishte arritur në Uashington me qëllim që Kosova të pranonte ta vendoste ambasadën në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv ku janë ambasadat e të gjitha vendeve që e njohin shtetin e Izraelit. Disa medie në Kosovë e kanë deformuar këtë lajm duke u ndalur vetëm në pjesën ku flitet për mos tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …