Ambasadori, amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mohon se i ka dhënë mbështetje procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor, i cili u mbajt në katër komunat veriore, më 23 prill. Në këto zgjedhje vendore pati një bojkotim jashtëzakonisht të madh nga serbët. Po ashtu, në këtë proces zgjedhor nuk mori pjesë Lista Serbe. Do të kontestoj qëndrimin tuaj se i kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës”, tha Hovenier. Nuk pajtohem fuqishëm. Atë që thamë është se nuk e kundërshtojmë Qeverinë e Kosovës për të përmbushur përgjegjësinë ligjore. Po kthehem te pika e parë, pse u mbajtën zgjedhjet? Pati zgjedhjet për shkak se katër kryetarë dhanë dorëheqje. Mbase ju e dini më mirë se sa unë se çfarë parasheh ligji i Kosovës por në shumicën e demokracive kur një zyrtar i zgjedhur jep dorëheqje duhet të mbahet një proces ligjor për t’i zëvendësuar ata”, shtoi diplomati amerikan. “Ne i dhamë këshilla autoriteteve të Kosovës për këtë. Por nuk mund të them se e mbështetëm këtë. Atë që bëmë është se shprehëm të kuptuarit tonë se si duhet të procedohet. Dhe ne qartazi nuk i dekurajojmë autoritetet e Kosovës që të punojnë në përputhje me ligjet tyre, u shpreh Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …