Ambasadori Jonas Westerlund, kërkon nga Kosova e Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023. Ai ka theksuar më tutje se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë, andaj obligimet duhet të zbatohen pa vonesa. Gjatë intervistës për Kosovapres, ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund ka thënë se “linja zyrtare e BE-së për momentin është sigurisht që marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht të detyrueshme dhe ato duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe AKS-ja duhet të zbatohet sa më shpejt. Dhe hapi tjetër është se Bashkimi Evropian po i rekomandon Qeverisë së Kosovës që draft statusin e AKS-së, t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese këtu në Kosovë. Pastaj përsëri, ne kemi komisionerë të rinj që vijnë, në Bruksel, ne kemi një ekip të ri në Bruksel, ata duhet të hedhin një vështrim në këtë situatë aktuale dhe të shohin nëse mund të vijnë me ide të reja për të gjetur një zgjidhje”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …