Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social Twitter ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. Ai ka thënë se në këtë ditë përkujtojnë të mbijetuarit e dhunë seksuale gjatë kohës së luftës dhe të gjithë ata që po punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe rreth botës. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne i përkujtojmë të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftë dhe të gjithë ata që punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …