Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë. Në një deklaratë në Twitter, ambasadori amerikan Phip Kosnett thotë se Kuvendi i Kosovës sot ndërmori një hap të rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re. “Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e Ligjit dhe zhvillimin ekonomik, do të siguronte që Kosova nuk do të humbas më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen”, ka shkruar Kosnett.
