Ambasadori Kosnett vizitoi Krushën e Madhe

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka qëndruar në Krushë të madhe, ku ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e tij Philip Kosnett. Gjatë vizitës së tij, ambasadori takoi familjarët e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, dhe vizitoi kompleksin përkujtimor në Krushë të Madhe. Ambasadori Kosnett, u njoftua nga afër me dëmet e luftës dhe dhimbjen e vuajtjet e familjarëve të të pagjeturve të fshatit Krushë e Madhe. Kryetari Latifi e ka falënderua ambasadorin Kosnett për vizitën, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë më shumë trysni kundrejt shtetit të Serbisë, deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe daljen para drejtësisë të kriminelëve që kanë kryer këto krime!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …