Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett dhe bashkëshorten e tij Alison Kosnett. Për Ambasadorin Kosnett, kjo vizitë në Deçan ishte për tu njohur për së afërmi më zhvillimet në komunën, mbase edhe ishte hera e parë që nga emiri i tij si Ambasador në Kosovë. Kryetari Ramosaj e njoftoi për zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë duke u implementuar si në zhvillimin ekonomik, infrastrukturë shkollore, kulturë, infrastrukturë rrugore e fusha tjera me rëndësi, po ashtu dhe për planifikimet për realizim te projekteve në vazhdimësi gjithmonë duke u mundura të krijojmë kushte më të mira për banorët e komunës së Deçanit. Pas takimit me kryetarin Ramosaj, Ambasadori Kosnett, takoi edhe Kryesuesin e Asamblesë Komunale Haki Shehaj dhe shefat e grupeve parlamentare të AAK-së, LDK-së dhe PDK-së e VV-së.