Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po i vazhdon takimet, duke marrë pjesë në konferenca, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ani pse mediat sllovene raportuan për përfshirjen e tij në një skandal të madh financiar atje.Në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kroaci është njoftuar se Berishaj është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Grliq Radman. Sipas njoftimit, në takim u bisedua “për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë””, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …