Ambasadori i Anglisë, në Prishtinë, Nicholas Abbott, është shprehur i nderuar të mirëpres Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, Dejvid Cameron “Kjo ishte një vizitë e rëndësishme në një moment të rëndësishëm për të rikonfirmuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovraniteti, sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Abbott. Ai ka thënë se pjesa me e madhe e kësaj vizite është fokusuar në takimet me liderët e shtetit dhe me vizitën që Sekretari Cameron ka bërë tek trupat e Britanisë së Madhe që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Abott ka thënë se ndjehet i lumtur që Cameron pati edhe mundësinë të dëgjonte dëshmitë prekëse të anëtarëve të familjeve të të zhdukurve si dhe takimin me një të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …