Ambasadori anglez, Ruairi O’Connell, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e shpalljes së Pavarësisë

Ambasadori O’Connell: Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem kredibil të drejtësisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra. “Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikase dhe të pastër. Kosova të jetë partner i plotë i yni në luftimin e krimit të organizuar. Pas përfundimit të misionit të EULEX-it, Kosova e ka një rast të mirë që të dëshmoj se është e gatshme të marrë përgjegjësi në luftimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit”, ka thënë ambasadori britanik gjatë debatit mbi nevojën që Kosova të zhvilloj një proces të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se është evidente që Kosova ka nevojë për pastrim të sistemit të drejtësisë. Ka marrë shembull pozitën e tij si ambasador i Britanisë së Madhe për të cilën zhvillohet procedura verifikimi. “Unë si shërbyes civil duhet të kaloj veting në shërbimin tim çdo 5 vite. Nëse flasim për Kosovë do të ishte shumë e rëndësishme që të krijohet një sistem që vazhdimisht siguron integritetin e sistemit. Tek ne përveç zyrtarëve kontrollohen edhe familjarët e tyre. Kam dëgjuar sa herë në Kosovë që politikanët nuk janë të pasur, por vëllezërit e tyre kanë pasuri. Për mua për shembull kontrollohen edhe çikat e dajës”, ka thënë O’Connell.

Ai ka folur edhe për problemin e nepotizmit në Kosovë për të cilin ka thënë se Britania e Madhe po angazhohet ta eliminoj. “Problemi i nepotizmit është një problem gjithandej në Kosovë dhe këtë duhet pranuar që është problem dhe duhet të trajtohet. Përmes memorandumit me institucionet e Kosovës po bëjë më përpjekje që në disa pozita të larta të eliminojmë ndikimet e mundshme. Por ka pas disa procedura ku rekomandimet e kompanisë që është paguar nga Britania e Madhe janë injoruar në tërësi vetëm për të pranuar në pozita udhëheqëse njerëz me të njohshëm”, ka thënë ambasadori britanik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …