Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të tregohet më serioze për sundimin e ligjit. Në një reagim pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, O’Connell ka deklaruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur për të vendosur rend dhe ligj. “Jam dakord me Ambasadorin Kosnett. Tani është koha që Kosova të tregojë sa është serioze për sundimin e ligjit. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar O’Connell në rrjetin social Twitter. Kujtojmë se Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren një numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …