leoni

Ambasadori, Olivier Guérot, konsideron se Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kushtet për t’i hequr sanksionet e BE-së

Lidhur me pat pozicionin e Qeverisë së  Kosovës sa i përket shtendosjes së situatës në veri të vendit, ambasadori i Francës, Olivier Guérot.  ka deklaruar se koha po kalon dhe nuk po shohim asnjë përparim. Këtu bëhet fjalë për vonesat në largimin e policisë dhe mungesën e përgatitjet për zgjedhje. Nuk po  shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e një akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj” thekson ambasadori. Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre, ka saktësuar ambasadori, Guerot.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …