Ambasadori për Paqen Botërore Tahir Shabani, uron presidentin e Parlamentit të Gjenevës profesor François Lefort !

Ambasadori për Paqen Botërore Tahir Shabani, uron presidentin e Parlamentit të Gjenevës profesor François Lefort !

Profesori i nderuar François Lefort u zgjodh, me datë 11 maj 2020 President i Parlamentit të Republikës të Kantonit të Gjenevës-Zvicër, si personalitet i shquar, profesor e shkencëtar, i cili që në moshë të re iu përkushtua mbrojtjes së ambientit, ndaj edhe njihet si militant ekologjik, gjithashtu i angazhuar në politik prej vitesh, ndërsa nga viti 2009 edhe si deputet në këtë metropol të diplomacisë ndërkombëtare.

  1. Francois Lefort ishte kandidaturë e legjitimuar nga Partia Ekologjike dhe e votuar nga deputetët e të gjitha partive, që përfaqësohen në Parlament. Ky personalitet është shkencëtar, profesor por dhe i angazhuar si militant ekologjik që në moshë të hershme e politikisht deputet, që nga viti 2009 e anëtar byroje, organ i lartë, në hierarkinë parlamentare. Z. Francois Lefort është bashkëshorti i një artiste pianisteje shqiptare, Ermira Zyrakja-Lefort, me vlera e kontribute në artin klasik por dhe për artin e kulturën shqiptare kudo në diasporë.

Vlen për tu theksuar se Z. Francois Lefort me njohje historike-kulturore e aktuale për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet miku i shqiptarëve, 30 vite tashme. Ai njihet edhe për mbështetjen e madhe ndaj komunitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme, për komunitetin shqiptar në diasporën e Zvicrës. Nga “dhëndri ynë” siç e konsiderojmë me shumë respekt e vlerësim, po ashtu është mik i yni dashamires, për diasporën shqiptare. Ky President i porsazgjedhur ne tribunën e larte parlamentare te Republikës e Kantonit të Gjenevës, përpos misionit të tij të rëndësishëm, ka gjithë afeksionin e shqiptarëve te komunitetit, sepse është “Presidenti” që me modesti, miqësisht e me respekt për ne,flet dhe gjuhën shqipe. Ka kontribuar për popullin shqiptar për arsim, shkence, kulturë dhe shkëmbime universitare për Shqipëri dhe Kosovë. Andaj në shqip i urojmë “punë të mbarë e të suksesshme në vazhdimësi” Z. Francois Lefort”, tha Shabani.

Nder dhe respekt për mikun e popullit shqiptar, z. Eric Leyvraz, deputet dhe ish presidenti dy mandate në parlament të Gjenevës, thekson z. Tahir Shabani Ambasador  dhe Lider për Paqen Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …