Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, thotë se Rusia pajtohet me vlerësimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për situatën, sikur e quan ai të pa tolerueshme, në Kosovë. Ai ka shtuar se ekzistojnë të gjitha arsyet për të diskutuar situatën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të përfundimit të persekutimit të serbëve. Ai ka shtuar se Rusia angazhohet që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës juridike ndërkombëtare të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen e të gjithë pjesëmarrësve. Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se aksioni i persekutimit të serbëve nga Kosova dhe spastrimi etnik është në vazhdim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …