leoni

Ambasadori suedez, Henrik Nilsson: Nuk është koha që të jepen parashikime për datën e mundshme për liberalizimin e vizave

Henrik Nilsson: Nuk është koha që të jepen parashikime për datën e mundshme për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, thotë se nuk është koha që të jepen parashikime për datën e mundshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që Komisioni Evropian ia ka përcaktuar për liberalizimin, përpos njërit, e ai është kriteri për luftimin e korrupsionit. Ai po ashtu ka folur për kërkesën e KE-së ndaj Kosovës që të dorëzohet një raport të historikut (track record report) me të dhëna lidhur me vendime finale gjyqësore, pra të Apelit, për raste të krimit të organizuar dhe korrupsioni, e sidomos korrupsionit zyrtar. Nilsson këshillon Qeverinë e Kosovës që të fokusohet në këtë kërkesë sa i përket vizave më tepër se sa në datën. Ai përfaqëson Qeverinë e Suedisë në tre shtete të Ballkanit, Kosovën Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka folur ndër të tjerash edhe për marrëdhëniet Kosovë- Suedi duke i quajtur të “shkëlqyera”. Si bazë për këtë ka përmendur faktin se afro 47 mijë kosovarë jetojnë në Suedi, bazë kjo që sipas tij, lidhë dy shtetet fuqishëm. Ai ka thënë se Suedia e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, porse angazhimin më të madh politik të shtetit të tij në Kosovë e sheh përmes reformave.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …