Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se miratimi ose jo i demarkacionit me Malin e Zi është çështje e brendshme, por është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave, raporton Ekonomia Online. “Kjo është një çështje e brendshme. Ne trajtojmë çështjen e vizave dhe mund të them se nuk është një punë aspak e mirë çdo vit rritet gati jemi 37 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të ri.
“Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam. këtu të ju sqaroj politikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Në tërësi shpresoj një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin por edhe çështjen e tjera që Kosova të marr në mënyrë të shpejt liberalizimin e vizave”. Për demarkacionin foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse nuk komentoi se a do të kalojë marrëveshja në Kuvend apo jo.
I pari i ekzekutivit tregoi për ecurinë e punës së komisionit të ri për çështje e kufirit, duke mos komentuar të gjeturat, raporton EO. Këto dekarime Lebet e Haradinaj i bënë pas nënshkrimit të Amendamentit të Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.