Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet: Nuk do të bëhet liberalizimi i vizave pa i plotësuar kushtet

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet: Nuk do të bëhet liberalizimi i vizave pa i plotësuar kushtet

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha se vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Hubert Lebet tha se Zvicra dhe Kosova janë të njëjtë. “Kemi qenë të varfër dhe jemi pa asnjë burim natyror, por Zvicra ka pasur mundësinë që të krijoj mundësi punësimi dje kështu i kemi ikur migrimit të të rinjve. Ai tha se kosovarët të kenë mundësinë të zgjedhin që a të emigrojnë apo jo. Emigrantët e Kosovës janë duke ndihmuar shumë në Kosovë, dhe të ardhurat që vijnë duhet të përdoren për forma përfituese e jo vetëm për banesa e shtëpia” , tha Huber Lebet në prezantimin e  Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe Profilit të Migrimit 2016. Sipas tij institucionet e Kosovës kanë një përparim solid sa i përket menaxhimit të migrimit.

“Sa i përket vizave, ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësoj këto kushte. Kushtet janë shumë fer. Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës. Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se migrimi si fenomen ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. “Vetë fakti që Kosova ka një numër të qytetarëve jashtë vendit tregon për rëndësinë që ata kanë për Kosovën”, tha Sefaj. Sipas tij ngjarjet e viteve të fundit që kanë të bëjnë me tundjen e popullatës tregon se është sfidë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …