Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Juri Kim, ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK-un në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture

Ambasadorja amerikane, Juri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK-un në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture. Ajo thotë se Amerika e mbështet SPAK-un për të arritur rezultate në 2021. Po ashtu edhe drejtuesi, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit. Ai ka paralajmëruar politikën shqiptare, me një rrëfim ekskluziv që zbardh anën e panjohur të drejtësisë që heton politikanët, zyrtarët e korruptuar të drejtësisë dhe emrat e krimit të organizuar, që kanë sunduar jo pak herë Shqipërinë. Kraja ka bërë jo vetëm një bilanc të punës së këtij institucioni përgjatë 1 viti që kur ai u themelua, por ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet ky institucion, ndërthurja e krimit me politikën, grupet kriminale, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Ai ka nënvizuar në këtë intervistë se nuk ka më persona të paprekshëm përballë ligjit qofshin politikanë, zyrtarë të lartë apo kriminelë të çdo rangu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …