Kundër sulmit ndaj dy efektivëve të ushtrisë së Shqipërisë në uzinën e armëve në Gramsh nga tre spiunë të dyshuar, 2 rus e një ukrainas, ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Juri Kim. Ajo ka njoftuar se për këtë çështje, ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin. “Ne qëndrojmë me aleatin tonë, dhe inukrajojmë autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit e këtij rasti” ka shkruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Juri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …