Ambasadorja amerikane, në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi sot se, amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin, Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Mbrojtësi i Evropës 2021″ ajo u shpreh: Shikoni përreth jush sot një Shqipëri të ndryshuar dhe kjo është historike. Jemi në sheshin “Nënë Tereza”, në një Shqipëri demokratike, rrethuar nga qindra burra dhe gra me uniformë nga Amerika, Shqipëria dhe shumë vende të tjera aleate ku kemi nisur stërvitjen ndërkombëtare ushtarake, “Mbrojtësi i Evropës 2021″. Ne jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah sikurse e thoni ju. Dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarakë. Ambasadorja Kim saktësoi se në dy vjet, prej kohës së “Mbrojtësit të Evropës 2021″ bota ka ndryshuar, Rusia nisi një pushtim të plotë dhe brutal ndaj Ukrainës. SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë dhe madje heroi im vetjak, se bashkimi bën fuqinë, ka thënë mes tjerash zonja Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …