Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë gjatë 3 vitesh e gjysmë në këtë detyrë. Në një postim të saj me këtë rast Yuri Kim, shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Të njëjtën mirësi dhe mikpritje, ambasadorja Kim, uron që t’i tregohet edhe ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri. Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …