Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar kundër komenteve të kryetarit në ikje, Ilir Meta, i cili e ka akuzuar për njëanshmëri politike në mbështetje të kryeministrit Rama. Ambasadorja Kim ka nënvizuar se çdo deklaratë dhe veprim i saj është i konsultuar paraprakisht me Washington-in dhe çdo qëndrim i saj reflekton qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj, tha zonja Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …