leoni

Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me disa raste me Reformën në Drejtësi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja  Yuri Kim ka reaguar në disa raste lidhur me Reformën në Drejtësi. Ajo ka shkruar se jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend. Ajo ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi, ka nënvizuar, ambasadorja, Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj e quan “kriminale” rritjen e çmimit të energjisë – akuzon ZRrE dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të …