Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

“Largimi i muxhahedinëve nga Shqipëria është një vendim që i takon qeverisë Shqiptare”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë një konference për gazetarët, Kim u pyet lidhur me operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, të zhvilluar një ditë më parë me urdhër tëGjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo nënvizoi se largimi ose jo i muxhahedinëve, është një vendim që i takon Shqipërisë. Policia e Shtetit në Shqipëri ka kryer kontrolle në mjediset ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane. Sipas policisë, iranianët filluan rezistencën kur u konstatuan paligjshmëri, salla serverash dhe pajisje kompjuterike. Për pasojë, 15 punonjës policie janë lënduar, 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), si dhe janë dëmtuar disa makina të policisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …