Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka biseduar me Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në detyrën e re të saj

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka biseduar me Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në detyrën e re të saj

Ambasadorja amerikane, në Tiranë,  Yuri Kim,  ka vizituar Drejtoreshën  e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndërkohë që ia ka uruar  detyrën e rëndësishme. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një mesazhi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shkruan se në fokusin e bisedimeve ka qenë siguria kombëtare. Palët ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën, ndërsa Kim shprehu mbështetjen amerikane në përpjekjet shqiptare për të përballuar sfidat e sigurisë në mënyrë efektive. Ambasadorja Yuri Kim vizitoi  Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …