Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të kryetarit Trump, medaljen “Urdhëri i Lirisë”. Me këtë rast O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. “Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, ka shkruar O’Brien.
