Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Zëvendës-komandanti i Komandës së Forcave Tokësore  Gjeneral Brigade, Gëzim Hazrolli priti  dje në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilxhim Kiliç. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Hazrolli  e falënderoi  ambasadoren,  Kiliç për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve dhe  trajnimeve të ndryshme që realizohen në Turqi si dhe të atyre që  mundësohen në   Kosovë përmes ekipeve mobile të instruktorëve. Me këtë rast  Gjenerali e njoftoi ambasadoren me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së,  si dhe diskutuan për thellimin e mëtejmë  të këtij  bashkëpunimi të shumë anshëm,   në fushën e shkollimit, ushtrimeve dhe trajnimeve të ndryshme. Ambasadorja e Republikës se Turqisë në Kosovë znj. Kivilcim Kiliç falënderoi Gjeneral Hazrollin për pritjen, duke shprehur gatishmërinë  e vendit të saj për thellimin e  këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Në takim morën pjesë edhe Rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore  Fetah Zejnullahu, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë  nënkolonel Nexhdet Ozdemir si dhe  Kolonel Omer Turgut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …