Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, e cila ka përfaqësuar shtetin në Uashington për tetë vite, ka folur edhe për bashkëpunimin me Kongresin amerikan. Faber ka thënë se kur kongresmeni, Eliot Engel ishte larguar, kanë qenë vetëm tre anëtarë të kongresit që merreshin dhe punonin drejtpërdrejtë me çështjet shqiptare dhe me Kosovën, derisa shton se ky numër ka shkuar në 24, gjë për të cilën thotë se është e kënaqur. Ajo ka treguar se si pas largimit të Engel, ishte fokusuar për zgjerimin e grupit të kongresmenëve që merren me çështjen shqiptare. Në fakt kjo është edhe do thoja një nga realizimet më të mira që ne kemi patur drejtpërdrejt gjatë këtyre viteve të punës në Uashington. Për herë të parë në Senatin amerikan në vitin 2016 kemi ngritur një kaukus të çështjeve shqiptare dhe mund të përmend që në Senat ka më pak se sa 10 vende që kanë një kaukus (grup interesi me anëtarë të Kongresit dhe/ ose senatorë për mbështjetjen e marrëdhënieve me një vend të caktuar) të fokusuar për çështjet e një vendi të caktuar, ka thënë zonja Floreta Faber.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …