Ambasadorja e Ganës e ka demantuar shtetin e Serbisë pas raportimeve se Gana e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Kjo ambasadore e ka takuar kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi duke e vërtetuar se ky shtet vazhdon ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka ndodhur asnjë tërheqje nga njohja. Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores Salma Frances Mancell, ambasadore jo-rezidente e Republikës së Ganës për Kosovë. “Kam kënaqësinë të pranoj kredencialet tuaja dhe t’ju uroj për marrjen e detyrës së Ambasadores së Ganës për Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke falënderuar për njohjen dhe mbështetjen e Ganës për Kosovën. “Jemi shtet i ri, por me ambicie të mëdha për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet që punojnë për paqe e liri të popujve në botë”, shtoi presidenti Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …