Ambasada e Turqisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë masa kundër gazetarit, kontravers, Berat Buzhala

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılxhım Kılıç ka reaguar pas sulmit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılxhım Kılıç ka reaguar pas sulmit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës. “Dëshirojë të shpreh keqardhjet e mia në lidhje me rastin të cilin dje përjetoi shteti vëlla dhe miku yni i afërt Kosova. Rast ku u sulmua me raketa Kuvendi i Kosovës. Sulmi me raketa, ndaj institucionit me të madh ku përfaqësohet populli i një shteti demokratik, sulmi ndaj Kuvendit është një sulm kundër popullit dhe demokracisë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kiliç, e cila ka përmendur edhe sulmin që i është bërë Kuvendit të Turqisë në natën e puçit. “Në mbrëmjen e 15 Korrikut të këtij viti edhe Kuvendi i Republikës se Turqisë është sulmuar, mirëpo kjo u tejkalua me solidaritetin historik të popullit tonë të bashkuar si një tërësi e vetme. Ne e kemi përjetuar shumë thellë këtë dhembje dhe rrezik kanosur demokracisë. Këto sulme nuk kanë vend në demokraci, thuhet në reagimin e ambasadës së Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …