leoni

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova e Serbia të arrijnë kompromisin që e kërkon prej tyre Bashkimi Evropian

Ambasadorja Gjermane në Serbi shpreh keqardhje për mungesën e përparimit në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, ka shprehur keqardhje për mungesën e përparimit në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk ka pasur progres as pas Marrëveshjes së Ohrit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të këtyre masave për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Themelimi i Asociacionit është vendosur që në vitin 2013, dhe është për të ardhur keq që nuk shohim përparim në këtë çështje. Në Ohër, në vitin 2023, u ra dakord për disa masa të tjera për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, kemi shumë pak progres pas marrëveshjes së fundit. Zbatimi i këtyre masave është i rëndësishëm për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve, për vendet e njerëzve dhe për të gjithë rajonin, tha Konrad.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …