Ambasadorja amerikane, në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres e Jashtme së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin se “janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë”. Sipas ambasadores Yuri Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta. “Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …