Yuri Kim:

Ambasadorja Yuri Kim ka shkruar se është e nderuar që përfaqëson SHBA-të në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkruar se është e nderuar që përfaqëson SHBA-të në Shqipëri. Ajo ka përkujtuar se sot është 100 vjetori i fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes të dyja shteteve dhe se do të angazhohet për rritjen dhe thellimin e tyre edhe në të ardhmen. Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Ëarren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925. 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori. Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!: ka shkruar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …