Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe AFAD-it turk, institucionit simotër me AME-në, me datë 16.04.2019 ka filluar zbatimi i projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet” i cili ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me Simulator për tërmete. Trajnimi do të zgjas pesë javë, gjegjësisht deri me datë 15. 5.2019, kurse gjatë tërë kësaj, kohe automjeti me Simulator nga Turqia do të qëndroj në Kosovë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizim, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve. Plani i angazhimit për stërvitjen shkollore. Rajoni i Gjilanit nga data 16 -19. 4.2019 në komunat Gjilan, Viti, Ferizaj, Kamenicë, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Rajoni Prishtinës nga data 22.-26. 4.2019 në komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Lypjan dhe Podujevë.
Rajoni i Mitrovicës nga data 29.04. – 03. 5.2019 në komunat Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Mitrovica Veriore. Rajoni i Pejës nga data 06.-10.5.2019 në komunat Pejë, Deçan, Gjakovë, Klinë, Istog Rajoni i Prizrenit nga data 13.-17.5.2019 në komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Mamushë.