Nga rreth 20 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar që nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më shumë se 70 për qind e seancave gjyqësore kanë qenë të mbyllura për publikun, kështu ka bërë të ditur Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Gjykata duhet të kujdeset që me rastin e mbylljes së seancave që informatat të cilat kanë të bëjnë qoftë me identitetin e dëshmitarëve anonim apo me identitetin e familjarëve të dëshmitarëve të jenë të redaktuara për publikun dhe pjesa tjetër e dëshmisë e cila është edhe në interes të publikut duhet të hapet”, ka shtuar ai. Në këtë proces gjyqësor, seancat pothuajse vazhdimisht janë mbajtur në sesion privat dhe përmbajtja e tyre është redaktuar për publikun. Avokati Artan Qerkini ka thënë se mungesa e transparencës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai ka theksuar se Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garantoi secilit person të drejtën për një gjykim publik, dhe kjo po shkelet në rastin konkret.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …