Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë, sidomos në tribunalet ndërkombëtare, praktikë që sipas tij tash po e ndjek edhe Gjykata Speciale. Përderisa për 4 muaj të procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit dhe të tjerëve, kanë dëshmuar vetëm 15 dëshmitar, me mbi 300 dëshmitarë të tjerë të paralajmëruar, ky proces pritet që të zgjasë edhe të paktën 5 vite, vetëm në shkallën e parë. Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin i pret një proces maratonik përpara, që do të marrë vitet të tëra, ka deklaruar ai. Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …