Gjykata Speciale

Amer Alija: Seancat gjatë gjykimeve në Gjykatën Speciale kanë qenë tejet të redaktuara, ka qenë e vështirë të kuptohen nga monitoruesit

Koordinatori në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë,  Amer Alija ka thënë se seancat gjyqësore në Gjykatën Speciale që janë zhvilluar deri më tani, në veçanti në rastin kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, kanë qenë aq të redaktuara, saqë ka qenë e vështirë të kuptohet nga monitoruesit se për çfarë në të vërtetë flitej në seancë. Udhëheqësja e Njësisë së Informimit dhe Komunikimit Publik në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, tha se redaktimet e shumta si dhe kalimi në seanca private, bëhet më qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve. “Ekzistojnë shpesh arsye shumë të forta pse gjyqtarët vendosin që të kalojnë në seanca të mbyllura dhe pse gjyqtarët vendosin që dokumentet duhet të redaktohen dhe kjo arsye, në të shumtën e rasteve, ndodh për të mbrojtur dëshmitarët apo njerëz të tjerë të cilët janë në një formë apo tjetër pjesë e procedurës”, tha Angela Griep. Duke folur për punën e Dhomave të Specializuara në këtë debat, avokati Artan Qerkini tha se çështja e mbylljes së seancave ka ndikuar që opinioni të mos mund të përcjellë rrjedhën e gjykimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …