Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për nxitje të investimeve dhe e cila, siç është thënë, i hapë mundësitë financiare të Kosovës. Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, nënshkruan një Marrëveshje të re për nxitjen e investimeve që ia mundëson Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellë gamën e saj të plotë financiare në Kosovë. Korporata ka kënaqësinë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, që forcon përkushtimin amerikan për shtrirjen e mjeteve financiare në dispozicion për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, veçanërisht sektorit të saj privatˮ, ka thënë Xhon Jovanoviq, zëvendës-nënkryetar, drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …