leoni

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Reuters deri më tani mbi katër milonë njerëz në botë e kanë humbur jetën nga Covid-19

Amerika e Franca kanë regjistruar shkallën më të lartë ditore të infektimit me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë regjistruar shkallën më të lartë ditore të infektimit me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve,  Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 440 mijë  infektime të reja në ditën e hënë. Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se numri mund të jetë rritur për shkak të vonesave në raportime në kohën e Krishtlindjes. Franca ndërkohë ka bërë të ditur shifrën më të lartë të të infektuarve në Evropë në periudhë 24-orëshe. Autoritetet franceze kanë regjistruar 180 mijë  infektime të reja të martën, derisa ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka paralajmëruar se “gjithçka tregon” se Franca mund të përballet me mbi 250 mijë të  infektuar brenda ditës,  në fillim të muajit janar. Italia, Greqia, Portugalia dhe Anglia kanë raportuar po ashtu shifra rekorde të infektimit të martën. Kjo gjendje është konstatuar në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku nga varianti Omicron mbetet shumë i lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …